Mir SE Vini
  Lajmet Shqip
 

 
Lajmet   Info   Liria Kombëtare   Webmaster   English
Kontakt   Forumi   Përmbajtja 
Fillim
Lajmet

Arkivi  

Linket 
Kërko Lajmin

Kontakti

Forumi - mendimi juaj është me rëndësi


Botuar: 30 Dec 2010
Nga 1 janari 2011 hiqet dogana për veturat e importuara nga BE
  • Nga 1 janari i 2011 do të hiqen tarifat doganore për autoveturat dhe prodhime të tjera që janë me origjinë nga vendet e Bashkimit Evropian (BE).

    vazhdon


    Kjo masë për heqjen doganimit do të vlejë edhe për prodhimet e metalit, mineralet, minierat, metalet, veshjet, makineritë, dhe përgatitjet, mobiliet dhe prodhimet e tjera kryesisht nga BE.
    Tarifat doganore do të vazhdojnë të bien edhe gjatë vitit 2011 në përputhje me Protokollin për paraqasje që Maqedonia e ka nënshkruar me Organizatën Botërore të Tregtisë.
    Ministria e Financave deklaroi se shkallën zero të doganimit të veturave dhe prodhimeve të tjera nga BE, qofshin ato të reja apo të vjetra.
    Me masat e reja të zvogëlimit të doganës dhe akcizave për importin e veturave, në Maqedoni deri tani kanë hyrë mbi 51 mijë vetura, prej të cilave 45 mijë të vjetra. Ministria e Financave theksoi se nga fluksi i madh i importit të veturave nga vendet e jashtme, buxheti i shtetit ka përfituar 11 milion euro.
    Me masat e reja për zvogëlimin e harxhimeve për importin e veturave të vjetra, nga 30 shtatori është ndërprerë importi i veturave me standardin Euro 1, ndërsa pas kësaj periudhe vlen vetëm importi i veturave me standardin Euro 2.
    Tek detergjentet e lëngëta për pastrim dhe higjienë, pllakat ngjitëse, filmat, folitë doganat ulen nga 11,3 për qind në 8,9 për qind. Edhe tek disa produkte të tjera higjienike, prodhime bujqësore, mishra, qumështi, kafeja dhe prodhime të tjera do të ketë ulje të tarifave doganore. (INA)/V.I./Liria

 



Botuar: 30 Dec 2010
Lirohen pesë nga nëntë të arrestuarit e “Grupit të Gjilanit”
  • Gjykata Speciale për Krime Lufte në Beograd ka liruar nga burgu pesë të arrestuarit shqiptar të akuzuar për maltretim, keqtrajtim dhe vrasje të dhjetëra serbëve, romëve dhe ndonjë shqiptari, gjatë verës së vitit 1999.

    vazhdon


    Sipas portalit Presheva.com, nga paraburgimi janë liruar për mbrojtje në liri: Burim Fazliu, Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Ferat Hajdari dhe Kamber Sahiti.
    Katër të arrestuarit tjerë të të ashtuajuajtirut “Grupi i Gjilanit”, mbeten në paraburgim deri më 21 janar të 2011 kur edhe do të jetë seanca e radhës.
    Të gjithë të akuzuarit, ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të arrestuar në dhjetor të vitit 2009 në Luginën e Preshevës, i kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria serbe. /Telegrafi//V.I./Liria

 



Botuar: 30 Dec 2010
KQZ: Kutitë do hapen, fletët do digjen
  • Një vit e gjysëm pas përfundimit të zgjedhjeve të 2009-ës dhe 2 ditë pasi në Parlament nuk u arrit një marrëveshje për ngritjen e një komisioni hetimor për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vëndosi të zbatojë nenin 178.6 të Kodit Zgjedhor.

     

    vazhdon


    Domethënë vendosi të hapë të gjitha kutitë e votimit, të djegë fletët e votimit dhe të cojë materialet zgjedhore në Arkivën e Shtetit.

    Por, përpara se të merrej ky vendim, përfaqësuesi i Partise Socialiste shprehu kundërshtimin e fortë të opozitës për djegien e fletëve të votimit.

    “Interesi ynë për materialet nuk ka përfunduar. Ky interes ka lidhje me transparencën dhe zgjedhjet e ardhshme, prandaj sot po merrni një vendim shkatërrues. Edhe duke djegur fletët e votimit ju nuk duhet të bëni Neronin e shekullit të njëzetenjëtë”, ka deklaruar Genc Gjoncaj.

    Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani tha se ky ishte një qëndrim politik, që nuk përputhet me Kodin Zgjedhor dhe se kërkesa e Partisë Socialiste nuk bazohej në ligj.

    “Akti për të cilin jemi mbledhur është në zbatim të ligjit të Kodit Zgjedhor, të martuar me konsensus mes palëve politike, që ia ka lënë KQZ-së të vendosë. Do ishte mirë që të referoheshit tek ligji dhe jo tek politika”, ka deklaruar Ristani.

    Vendimi për të hapur kutitë dhe për të djegur fletët e votimit nuk zgjati shumë, sepse 2 prej anëtarëve të KQZ, të propozuar nga opozita dhe përfaqësuesi i PS u larguan nga mbledhja duke shprehur kundërshtimin e tyre.

    “Cfarë mund të vazhdojmë ne kur përplasemi kaq fortë, kur politika nuk të jep besim për t’u futur në zgjedhje. Unë jam kundër djegies së kutive. Vendimmarrja 4-3 është një cështje besimi dhe unë nuk jam pjesë e shqyrtimit të këtij materiali”, ka pohuar komisionerja e PS, Dëshira Subashi.

    Ky veprim u cilësua politikisht i njëanshëm nga kreu i KQZ-së. “Të mbash qëndrim të pastër politik dhe të largohesh nga komisioni është njëanshmëri dhe shkelje e betimit të bërë në Parlament”, ka reaguar Ristani.

    Sipas vendimit të KQZ, që u mor me 4 votat e anëtarëve të propozuar nga mazhoranca, KQZ-ja do të nisë pastrimin e kutive të votimit në datën 7 janar, për ta mbyllur në 5 mars, një proces i ndarë në tre faza, ku njëra prej tyre i përket djegies së fletëve të votimit.

    “Do të jenë 3 procese, djegia e fletëve, seleksionimi i materialit që mund të ripërdoret dhe materiali që do të shkojë në Arkivën e Shtetit”, ka saktësuar Ristani.

    Sipas kreut të KQZ, koha për përgatitjen e zgjedhjeve lokale më 8 maj është tejet e kufizuar, prandaj ai ftoi anëtarët e KQZ dhe forcat politike të ushtrojnë me përgjegjshmëri detyrat që u ngarkon Kodi Elektoral për përgatitjen sa më të mirë të procesit. (tch)/V.I./Liria

 



Botuar: 30 Dec 2010

"SHBA-të mbështesin qeveritë e zgjedhura"

  • Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Thomas Countryman, i tha BBC-së se përderisa të mos provohen akuzat që ngriten në raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, administrata amerikane do të mbështesë çdo qeveri në Kosovë që zgjidhet nga qytetarët e vendit.

    vazhdon


    Ai tha se SHBA-ja e merr seriozisht raportin e zotit Marty dhe se mbështet rekomandimet e tij që EULEX-i të hetojë çështjet e ngritura.
    Zoti Countryman tha se raporti i zotit Marty e dëmton reputacionin e Kosovës por i ka dhënë mbështetje qeverisë së Kosovës që çështjet e ngritura në raport të hetohen, të verifikohen ose të hidhen poshtë sa më shpejt.
    Në intervistën me BBC-në, zoti Countryman, i ka cilësuar zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme në vend si më të suksesshmet dhe më të drejtat që Kosova ka zhvilluar, megjithëse tha se janë shënuar edhe probleme serioze në disa qendra.
    Zoti Countryman ka folur edhe për dialogun mes Prishtinës e Beogradit dhe rolin e autoriteteve serbe në veriun e Kosovës.
    Duke folur për Shqipërinë dhe ngërçin politik që ka përfshirë vendin, zoti Countryman tha se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nëse ajo thotë se është e gatshme të jetë anëtare e BE-së, atëherë nuk mund të pritet ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur problemet të cilat, sipas tij, udhëheqësit politikë nuk kanë patur vullnet t’i zgjidhin.

    Me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Thomas Countryman, bisedoi korrespondenti i BBC-së në Prishtinë, Arbër Vllahiu.
    Countryman: SHBA-të janë të përkushtuara që Kosova të bëhet një shtet i pranuar plotësisht nga bashkësia ndërkombëtare dhe anëtare e të gjitha institucioneve kryesore ndërkombëtare.
    Ne besojmë se vendimi i GJND-së këtë vit heq çfarëdo pengese që mund të ketë cilido shtet për ta pranuar pavarësinë e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e Kosovës për të bindur shtetet një nga një, se ato duhet të bashkohen në pranimin e Kosovës.
    Njëkohësisht është e rëndësishme për Kosovën që të vazhdojë me zhvillimin e shpejtë dhe mbresëlënës të institucioneve të saj qeveritare që t'i demonstrojë bashkësisë ndërkombëtare se ajo ka edhe aftësi për vetëqeverisje të fortë, se ka aftësi për një ekonomi të qëndrueshme dhe se ka një të ardhme si anëtare e BE-së.
    Dhe mendoj se për sa kohë kjo të demonstrohet në vazhdimësi dhe e ndërtuar në përparimin e jashtëzakonshëm në tre vitet e kaluara, do të jetë më e lehtë për të bindur shtetet e tjera në botë për ta njohur Kosovën.

    BBC: Ka patur raporte për Kosovën gjatë gjithë vitit, por një i fundit i të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka akuzuar udhëheqësit kosovarë për drejtimin e aktiviteteve kriminale. A e dëmton ky raport të ardhmen evropiane të Kosovës?
    Countryman: Fillimisht dua që të theksoj se ne e marrim raportin e zotit Marty seriozisht.
    Ai përmban një numër akuzash. Me gjasë, ka dëshmi shtesë dhe dëshmitarë që nuk përmenden në raport dhe që duhet t'iu ofrohen autoriteteve kompetente hetimore, në këtë rast EULEX-it, misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.
    Ne i mirëpresim deklaratat e qeverisë në Kosovë dhe në Shqipëri, se janë plotësisht të gatshme që të bashkëpunojnë në çfarëdo mënyre me cilëndo punë të bërë nga EULEX-i për të hetuar çfarëdo dëshmie të re që mund të përmbajë raporti.
    Sigurisht se e dëmton reputacionin e Kosovës dhe për këtë arsye ne e ndajmë mendimin me qeverinë e Kosovës se kjo çështje duhet të sqarohet, duhet të hetohet dhe ose të verifikohet ose të hidhet poshtë sa më shpejt.

    BBC: Ka patur kritika në këtë raport edhe për praninë ndërkombëtare në Kosovë se, siç thuhet, nuk është bërë mjaft në hetimin e këtyre akuzave gjatë gjithë këtyre viteve. Si i shihni ju këto akuza ndaj pranisë ndërkombëtare?
    Countryman: Nuk kam ndonjë koment të veçantë rreth kësaj.
    Mendoj se aktorët ndërkombëtarë, përgjegjës për këto çështje, UNMIK-u por edhe EULEX-i, kanë thënë së fundi se i kanë hetuar më parë këto akuza dhe kanë ardhur në përfundim se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për ta çuar më tej këtë çështje.
    Nëse zoti Marty ka dëshmi shtesë ose dëshmitarë, kjo është një bazë për rihapjen e hetimeve. Por meqë unë nuk kam qasje as në dëshmitë që ka pasur UNMIK-u dhe EULEX-i, ose edhe Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi e, duke mos pasur qasje as në çfarëdo dëshmie të re që ka zoti Marty, unë nuk mund t'u bashkohem kritikave të atyre grupeve për veprimet e tyre në të kaluarën.

    BBC: Dhe si do t'i përgjigjeni raportit, meqë zoti Marty po kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të hetojë këto çështje?
    Countryman: Rekomandimet që zoti Marty ka bërë janë që EULEX-i të hetojë këtë çështje dhe ne pajtohemi me këtë.

    BBC: Zoti Countryman, duket sikur SHBA-ja është tërhequr paksa nga Ballkani duke i lënë BE-së që të merret me "oborrin" e saj. Por a do të shohim një përfshirje më këmbëngulëse të SHBA-së në rajon?
    Countryman: Unë nuk pajtohem me ju. Gjithë qëllimi dhe porosia e vizitës së sekretares Clinton në rajon, në tetor, ishte që të demonstronte edhe me fjalë, edhe me simbole, siç ishte hapja e ambasadës sonë të re në Sarajevë, se SHBA-të janë të përkushtuara që të mbetet në Ballkan.
    Ne ishim aty gjatë ditëve më të vështira të dhunshme të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe sot ne jemi aty duke punuar me secilin vend të rajonit dhe vazhdojmë të ofrojmë ndihmë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.
    E ardhmja e këtyre vendeve është në BE dhe secili shtet i rajonit e ka bërë këtë të qartë. Në fakt programi ynë i ndihmës ka për qëllim të ndihmojë ato që të përmbushin kërkesat për anëtarësim në BE. Kjo është rruga më efektive përpara për zhvillimin e tyre të brendshëm ekonomik dhe politik.
    SHBA-ja nuk duhet të jetë këmbëngulëse për hir të të qënit këmbëngulëse. Neve na duhet të kemi një qëllim dhe qëllimi ynë qëndron në zhvillimin ekonomik, politik dhe shoqëror të këtyre vendeve dhe rruga më efektive, të cilën historia e 20 viteve të kaluara na e ka treguar, që të arrihet ky qëllim është që të përcaktohet si objektiv anëtarësimi në BE.
    BE-ja është partneri ynë më i ngushtë në çdo gjë që duhet të realizohet në Ballkan dhe kështu do të mbetet.

    BBC: Kosova ka zhvilluar zgjedhjet e para që pas pavarësimit të vendit. Si do t'i karakterizonit këto zgjedhje të mbajtura pak javë më parë?
    Countryman: Isha në Kosovë në ditën e zgjedhjeve dhe u impresionova me atë që pashë. U impresionova veçanërisht me numrin e madh të vëzhguesve nga shoqëria civile dhe jo nga vetë partitë, të cilët kërkuan që të garantojnë integritetin e zgjedhjeve.
    Në përgjithësi këto ishin zgjedhjet më të suksesshme dhe më të drejta që ka zhvilluar Kosova. Por, siç ka vënë në dukje ambasadori ynë, ka patur probleme serioze në disa rajone të caktuara ku zgjedhjet dhe procesi i vëzhgimit u prishën.
    Për këtë arsye do të ketë rivotim në disa zona më 9 janar. Detyra kryesore është të përfundohen zgjedhjet e përsëritura në një mënyrë të drejtë dhe transparente dhe që pastaj partitë, sa më shpejt, të arrijnë marrëveshje për një qeveri të re e cila do të merret me disa nga çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Kosova sot.

    BBC: Por zoti Countryman, veriu i Kosovës nuk ishte pjesë e zgjedhjeve. Serbët lokalë nuk janë përfshirë në institucionet e Kosovës. Ka patur një frikë nga mundësia e ndarjes së Kosovës. A nuk është kjo një brengë për bashkësinë ndërkombëtare dhe në veçanti për SHBA-në?
    Countryman: Sigurisht që është. Ne nuk e dimë se sa serbë deshën që të votojnë në veriun e Kosovës. Ajo që dimë është se dhuna dhe kërcënimi me dhunë nga serbët e tjerë, ka penguar cilindo që të votojë më 12 dhjetor.
    Kjo është një situatë e papranueshme dhe një situatë kundër së cilës ne presim që autoritetet në Beograd të flasin më fuqishëm.
    Nuk janë shqiptarët e Kosovës dhe as bashkësia ndërkombëtare që kanë penguar serbët e Kosovës të votojnë. Ata janë bashkëqytetarët e tyre serbë.

    BBC: Por cili është roli i Beogradit zyrtar, kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës. Si e shihni ju atë rol?
    Countryman: Beogradi ofron mbështetje të madhe financiare çdo vit për institucionet paralele në veriun e Kosovës, pa transparencë dhe pa një mundësi që kosovarët dhe bashkësia ndërkombëtare të shohin se si janë shpenzuar këto mjete.
    Nuk janë shpenzimet e mjeteve ndaj të cilave ne kemi kundërshtime, por mbështetja për institucionet paralele, përfshirë edhe ato institucione që mbështeten mbi kërcënimet me dhunë për të imponuar vullnetin e tyre mbi qytetarët e veriut të Kosovës.
    Sipas nesh, Beogradi duhet të bëjë një ndryshim të kësaj politike.

    BBC: Duket sikur zgjedhjet në Kosovë dhe disa zhvillime të tjera e kanë shtyrë dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Çfarë më saktësisht prisni nga këto bisedime?
    Countryman: Fillimisht ne presim që edhe Serbia, edhe Kosova të ulen në tryezë e të diskutojnë se si të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.
    Të dyja qeveritë kanë përgjegjësi që të arrijnë zgjidhje praktike dhe gjithashtu të arrijnë zgjidhje kreative.
    Njëkohësisht, të dyja qeveritë kanë përgjegjësi që të nisin këto bisedime të vështira me besim, pa konferenca ditore të shtypit dhe pa paraqitje publike për përfitime politike. Kjo është ajo që ne duam të shohim nga secila qeveri.

    BBC: Dhe a do ta mbështesni qeverinë e Kosovës, me kryeministër Hashim Thaçi, pavarësisht akuzave të bëra në raportin e zotit Dick Marty?
    Countryman: Gjithnjë, përderisa akuzat të mos lëvizin drejt demonstrimit të qartë të provave, ne do të vazhdojmë të mbështesim çdo qeveri që zgjidhet nga qytetarët e Kosovës.

    BBC: Kam edhe dy pyetje të tjera zoti Countryman. Njëra për Shqipërinë dhe tjetra për Maqedoninë.
    Në Shqipëri ka një ngërç politik me qeverinë dhe opozitën që vazhdojnë të jenë të ndara plotësisht. Ka një ndjenjë në këtë vend se bashkësia ndërkombëtare po luan një politikë të tërheqjes. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.
    I bëni thirrje politikanëve në këtë shtet që urgjentisht të gjejnë një rrugë zgjidhje?
    Countryman: Kjo është porosia jonë e përditshme për të dyja palët. Nga ngërçi aktual politik ndërmjet dy partive kryesore në Shqipëri nuk pëfitojnë qytetarët e këtij vendi.
    Si vend anëtar i NATO-s me aspirata të bëhet anëtare e BE-së, Shqipëria duhet të zhvillojë aftësitë për kompromise ndërmjet partive kryesore dhe aftësitë për të zhvilluar zgjedhje të drejta dhe transparente, flas për zgjedhjet lokale që do të mbahen në pranverë.
    Bashkësia ndërkombëtare nuk po tërhiqet, por Shqipëria nuk është një protektorat. Është anëtare e NATO-s. Ajo thotë se është e gatshme për anëtarësim në BE. Nëse është kështu, nuk mund të pritet ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur problemet të cilat udhëheqësit politikë nuk kanë patur vullnet t'i zgjidhin.
    Ata duhet të tregojnë se të gjitha palët janë të afta për të marrë pjesë me përgjegjësi në jetën politike në vend. Fatkeqësisht, ne nuk e kemi parë këtë në muajt e fundit.

    BBC: Ndërsa Maqedonia vazhdon të ketë probleme me Greqinë që në një mënyrë po e pengon anëtarësimin e vendit në veçanti në NATO, por edhe në BE. Si mund të tejkalohet impasi i krijuar?
    Countryman: Pozitive është se të dy vendet, Greqia dhe Maqedonia, po flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konfidenciale, si dhe me respekt. Dy kryeministrat janë takuar disa herë.
    Vetëm përmes një procesi të tillë do të jetë e mundur që të arrihet një kompromis, që pa dyshim do të ketë një lloj çmimi politik për të dy vendet.
    Por ky do të jetë një demonstrim i vërtetë i udhëheqjes së dy kryeministrave, të cilët ne i respektojmë shumë dhe që do t'u mundësojë të dyve të arrijnë kontributin afatgjatë dhe historik për qëndrueshmërinë rajonale. (bbc)/V.I./Liria

 

 
 
Vendi
» Nga 1 janari 2011 hiqet dogana për veturat e importuara nga BE, 30 Dec 2010
» Prej nesër nxënësit në pushim dimëror, 30 Dec 2010
» Kriza kaplon edhe kalendarët, 30 Dec 2010
» Statusi i UÇK-së, në pikëpyetje edhe për 2011-ën, 29 Dec 2010
» Mbi 300 mijë të papunë në Maqedoni, 29 Dec 2010
» Sistemi i Bolonjës i le të diplomuarit pa punë, 28 Dec 2010
» Ahmeti: Dosjet janë të fabrikuara, 28 Dec 2010

 

Kosova
» Lirohen pesë nga nëntë të arrestuarit e “Grupit të Gjilanit” , 30 Dec 2010
» Demaçi: Nuk duhet biseduar para se Serbia të njoh shtetin e Kosovës, 29 Dec 2010
» Zgjedhjet e 12 dhjetorit kanë cenuar demokracinë në Kosovë, 29 Dec 2010
» Rinumërim i ngadalshëm, 29 Dec 2010
» Sot vazhdon rinumërimi në QNR, 28 Dec 2010
» UÇPMB mbron Kurtin, sulmon Xhemajlin, 28 Dec 2010
» Liberalët serbë - pjesë e qeverisë së Kosovës, 28 Dec 2010

 

Shqipëria
» KQZ: Kutitë do hapen, fletët do digjen, 30 Dec 2010
» Pragu i Vitit të Ri fluks hyrje-daljesh udhëtarësh në kufi, 30 Dec 2010
» Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, tregues për stabilitetin në Ballkan, 30 Dec 2010
» Projektet gjermane në Shqipëri do të njohin rritje vitin e ardhshëm , 30 Dec 2010
» Rama: Berisha thelloi krizën politike, 29 Dec 2010
» Berisha: Opozita nuk do hetim, 29 Dec 2010
» KQZ nis debatin për hapjen e kutive, PS: Ristani të largohet, 29 Dec 2010

 

Ballkan
» Incidente në veri, arrestohen dy serbë, 12 Dec 2010
» TI: Sektori juridik më i korruptuari në Ballkan , 09 Dec 2010
» Mesiq i kundërvihet Tadiqit , 27 Nov 2010
» Daçic: Azilkërkues nga Serbia, shqiptarët dhe romët, 22 Nov 2010
» Lopa nga Kosova alarmon Serbinë , 06 Jan 2010

Bota
» "SHBA-të mbështesin qeveritë e zgjedhura", 30 Dec 2010
» Zbulime të reja mbi emigrimin e Homo Sapiensve nga Afrika, 30 Dec 2010
» Autoritetet daneze dhe suedeze pengojnë një atentat, 30 Dec 2010
» Bregu i Fildishtë në prag të 'gjenocidit', 30 Dec 2010
» Pneumonia: Vrasësi kryesor i fëmijëve të vegjël, 29 Dec 2010
» Edhe në vitin 2010 gazetarët e paguan me gjak punën e tyre, 29 Dec 2010
» Gbagbo refuzon të largohet nga posti , 29 Dec 2010

 

  • Poezi

    » Thënie për gjuhën:
    "Shenjat e civilizimit të një populli janë:
    1. si kujdeset ai për drunjtë e tij,
    2. si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë
    3. si sillet ai me gjuhën e tij.
    Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti" (Erwin Chargaff)
    » Gomari i Babatasit
    Gjergj Fishta (1871-1940) Metamorfozë

     


     

    Arkivi 

  • Histori

    » Kur Zogu bashkëpunonte me Konicën dhe Nolin
    Shqipëria është në luftë dhe në vend sapo ka filluar rezistenca antifashiste. Kundërshtarët e Boshtit janë vënë në dijeni për qëndrimin e shqiptarëve dhe me një qëndrim të tyre njohin gjendjen aktuale të Shqipërisë. Kjo bën që pas një deklarate të Departamentit të shtetit amerikan, Faik Konica ka rimarrë përsëri pozicionin e tij, si përfaqësues i Shqipërisë, në vitin 1942.

     

    Arkivi


    Figura të Ndritura Kombëtare
     

     

 
  Today, there have been 4 visitors (8 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free